Kurti mirëpriti ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë

Aktuale

Kurti mirëpriti ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë

Më: 12 shtator 2025 Në ora: 17:45
Pamje nga takimi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

"Duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tij të re, kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Blaj për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, me theks të veçantë për rolin dhe kontributin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes", thuhet në njoftimin e Qeverisë. 

Bëhet e ditur se gjatë takimit, Kurti e Blaj diskutuan rreth marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë. Theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit në kuadër të nismave rajonale dhe avancimit të projekteve të përbashkëta në fushën ekonomike.

Ambasadori Blaj rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Sllovenisë për integrimin evropian të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat