Rubin: Ishte e qartë se Thaçi kishte eprorë nga të cilët duhej të merrte miratime

Aktuale

Rubin: Ishte e qartë se Thaçi kishte eprorë nga të cilët duhej të merrte miratime

Më: 16 shtator 2025 Në ora: 16:06
James Rubin

James Rubin tha se Hashim Thaçi “nuk më ka thënë asnjëherë fjalë për fjalë se çfarë duhet të bënte apo se me kënd duhej të konsultohej”.

“Thaçin e njoha në Rambuje dhe ai nuk ishte i hapur me mua, e as unë më. Ai nuk më tregonte çfarë duhet të bënte dhe pse i bënte”, tha Rubin.

Ai theksoi se për të ishte “e qartë” se Thaçi kishte “eprorë diku nga të cilët duhej të merrte miratimin”.

“Ai ishte shumë i mjegullt në gjuhën e tij, thoshte se duhej të konsultohej me komunitetin, me udhëheqësit, me popullin. Unë nënkuptova që [Adem] Demaçi ishte shumë i rëndësishëm, sepse ai kishte folur me Medeleine Albright dhe ishte ndër personat që nuk ishte në favor të Rambujesë. Fakti që duhej të konsultohej me të, sipas meje, ai përpiqe j që t’i përfshinte të gjithë në proces. Nuk e di a i kërkohej ta bënte këtë.” / REL

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat