Lirim Gashi: Pas Adem Jasharit, komandantët e vërtetë ishin Adem Demaçi dhe Albin Kurti

Aktuale

Lirim Gashi: Pas Adem Jasharit, komandantët e vërtetë ishin Adem Demaçi dhe Albin Kurti

Më: 19 shtator 2025 Në ora: 16:28
Adem Demaçi dhe Albin Kurti në një konferencë për shtyp në Prishtinë, gjatë luftës në Kosovë, 2 shkurt 1999.

Publicisti Lirim Gashi ka reaguar me një postim në rrjete sociale ku ka theksuar se, sipas tij, pas rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, figurat që duhen konsideruar si komandantët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin Adem Demaçi dhe Albin Kurti.

“Sipas dëshmive të vetëlavdëruesve që na gënjyen gjatë gjithë kohës se në luftë ishin supermenë, duke i rrahur me grushta gjokset e tyre të vogla si të pulave, del se të vetmit komandantë të vërtetë të UÇK-së, pas vrasjes së legjendarit Adem Jashari, ishin Adem i Paarritshmi Demaçi dhe Albin i Pamoshturi Kurti”, ka shkruar ai.

Në fund të postimit të tij, Gashi ka bërë thirrje simbolike:

▶︎ Salute UÇK!

▶︎ Salute NATO!

▶︎ Salute Komandant Demaçi!

▶︎ Salute Komandant Kurti!

Ky qëndrim pritet të ngjallë reagime, pasi prek drejtpërdrejt debatin e hapur mbi rolin e figurave të ndryshme gjatë dhe pas luftës së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat