Begaj njofton se në OKB takoi presidentin e Ganës për ta konfirmuar njohjen e Kosovës

Aktuale

Begaj njofton se në OKB takoi presidentin e Ganës për ta konfirmuar njohjen e Kosovës

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 21:59
Foto nga takimi

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka njoftuar se sot në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ka takuar presidentin e Ganës, John Dramani Mahama, për ta konfirmuar njohjen e Ganës për Kosovën.

Begaj në X shkroi se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

“Sot në OKB, u takova me Presidentin e Ganës John Dramani Mahama për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për të konfirmuar njohjen e Ganës për Kosovën”, shkroi në Begaj në X

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat