Kushtetuesja ende në shqyrtim të kërkesës së Listës Serbe rreth nënkryetarëve të Kuvendit nga pakicat

Aktuale

Kushtetuesja ende në shqyrtim të kërkesës së Listës Serbe rreth nënkryetarëve të Kuvendit nga pakicat

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Gjykata kushtetuese ende nuk ka marrë një vendim sa i përket kërkesës së Listës Serbe rreth formës së zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo-shumicë.

Sekretari i përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Veton Dula, tha për RTV21 se kjo kërkesë është në shqyrtim e sipër.

“Gjykata është duke e shqyrtuar kërkesën e Listës Serbe. Për vendimmarrjen e Gjykatës do të njoftohen me kohë të gjitha palët e interesit dhe opinioni publik”, tha Dula.

Më 30 shtator përfundon masa e përkohshme e Gjykatës e cila ndalon çdo veprim të deputetëve  dhe çdo procedurë për formimin e qeverisë së re, derisa vendimi ndaj kërkesës së Listës serbe, sipas burimeve të RTV21 pritet të merret edhe para 30 shtatorit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat