“Edhe për 700, as unë nuk e kisha votu kurrë Listën Serbe” – Përplasje e ashpër mes Matoshit dhe Drenorit

Aktuale

“Edhe për 700, as unë nuk e kisha votu kurrë Listën Serbe” – Përplasje e ashpër mes Matoshit dhe Drenorit

Më: 30 shtator 2025 Në ora: 23:36
Xhavit Drenori dhe Matoshi

Komentatorët politik, Xhavit Drenori dhe Halil Matoshi u përplasën mes vete ku kishin disa mospajtime rredh Listës Serbe, të paraqitur në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Drenori tha se nëse Lista Serbe nuk ofrohet të hyjë në Qeveri, ajo do të përdorë çdo instrument bllokues do t’a luajë në Kuvendin e Kosovës.

E Matoshi i tha që jemi shtet Kushtetues, e për atë arsye duhet të bëhet çfarë thotë ajo.

Drenori iu kundërpërgjigj duke i thënë se për cilën Kushtetutë je duke folur ti, atë që për çdo pengesë të  vogël duhet me u blloku  dhe të dërgohet në Kushtetuese.

Matoshi thotë që ishte shumica e jo pakica, ata që e bllokuan Kuvendin, për 6 muaj me radhë.

Drenori tha se edhe për 700 me qenë, nuk e kisha votuar as unë kurrë Listën Serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat