Ramabaja: Vendimi i Kushtetueses rrezikon t’i japë veto komunitetit serb

Aktuale

Ramabaja: Vendimi i Kushtetueses rrezikon t’i japë veto komunitetit serb

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 23:48
Analisti politik Sadri Ramabaja

Analisti politik Sadri Ramabaja ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.

Në Debat Plus, Ramabaja tha se një pjesë e anëtarëve të GJK-së nuk kanë arritur të konceptojnë qartë interesin shtetëror.

“Për fat të keq një peshë e anëtarëve të GJK nuk kanë arritur ta konceptojnë qartë interesin shtetëror dhe ta ndajnë nga interpretimi literal i Kushtetutës. Dhe si rezultat ata janë përcaktuar se Kuvendi është i pakonstituar.

Krejt ndryshe po të thuhej i papërmbyllur, se ajo do të ishte ne frymën e kushtetutës. Por ky konstatim do të prodhojë pasoja në të ardhmen. Kam drojë se do ti jepet veto komunitet serb…”, ka thënë Ramabaja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat