​Ambasadori britanik i dërgon kushërinjtë për hiking në Malet e Sharrit

Aktuale

​Ambasadori britanik i dërgon kushërinjtë për hiking në Malet e Sharrit

Më: 6 tetor 2025 Në ora: 14:24
Foto nga takimi

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves njoftoi se e ka kaluar fundjavën duke eksploruar në Malet e Sharrit.

Ai ka ndarë disa fotografi në rrjetin social Facebook, ndërsa ka treguar se pasuritë mahnitëse natyrore të Kosovës i ka vizituar bashkë me kushërinjtë e tij.

“Kur kushërinjtë e mi dhe unë planifikuam të shkonim në hiking këtë fundjavë, nuk prisnim të ishim në borë të thellë! Por kjo i bëri Malet e Sharrit edhe më të bukura se zakonisht.

Dhe falë Sasha Iliq - Paja dhe Labi Noti, zbuluam kishën e bukur shpellore pranë Vërbeshticës, një pasuri natyrore mahnitëse e Kosovës e cila shpresoj të ruhet gjithmonë si për komunitetet vendore ashtu edhe për vizitorët”, shkroi ambasadori Hargreaves.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat