Nis operacioni i kërkim shpëtimit për burrin e zhdukur nga Malisheva

Aktuale

Nis operacioni i kërkim shpëtimit për burrin e zhdukur nga Malisheva

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një burrë nga fshati Janqishtë i Komunës së Malishevës është raportuar i zhdukur që nga data 5 tetor.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastin e ka lajmëruar bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se mbrëmë ka filluar operacionin e kërkimit për Halim Ramadan Sopaj, ndërsa ekipet janë ende në terren dhe po vazhdojnë kërkimet.

“Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të kontaktojnë menjëherë institucionet përkatëse”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat