Shefi i EULEX-it dhe Hoxha flasin për sigurinë në zgjedhjet komunale

Aktuale

Shefi i EULEX-it dhe Hoxha flasin për sigurinë në zgjedhjet komunale

Më: 9 tetor 2025 Në ora: 15:39
Foto nga takimi

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano sot është takuar me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha.

Ata diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe të vazhdueshëm ndërmjet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, si dhe për gjendjen e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në lidhje me zgjedhjet e ardhshme komunale.

“Takim shumë pozitiv dhe frytdhënës me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer në vazhdim midis EULEX dhe Policisë së Kosovës, si dhe për situatën e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në lidhje me zgjedhjet komunale që po afrohen”, ka shkruar në X, shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat