A pritet sot konstituimi i Kuvendit? – Hasani: Nëse sot jo, të hënën kismet

Aktuale

A pritet sot konstituimi i Kuvendit? – Hasani: Nëse sot jo, të hënën kismet

Më: 10 tetor 2025 Në ora: 09:48
Deputeti i PDK-së, Nasit Hasani

Deputeti i PDK-së, Nasit Hasani e quan jo të drejtë publikimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese disa ditë para zgjedhjeve lokale.

Sipas tij, nëse sot nuk arrihet konstituimi i Kuvendit, Hasani shprehet i bindur se një gjë e tillë do të arrihet në hënën.

“Është një vendim i Gjykatës që ka dalë me afat kohor prej 12-ditësh, afati ka filluar që pardje, kështu që sot do të kemi një mbledhje të grupit, dhe sigurisht do të dalim me një qëndrim.

E shoh si jo të drejtë daljen e aktgjykimit dy ditë para zgjedhjeve, që do t’i vë të gjitha partitë politike në presion, por besoj se me një marrëveshje do të ia dalim, nëse jo, të hënën kismet po”, tha Hasani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat