Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar.
Së bashku me bashkëshorten e tij, Tahiri ka votuar në shkollën “Trepça”.
Tahiri: Gjithcka është duke shkuar mirë, qytetarët le të vendosin për qeverisjen e ardhshme
“Është një ditë e bukur për qytetin e Mitrovicës, për qytetarët e Mitrovicës, është një ditë e qetë, është një ditë ku qytetarët në mënyrë demokratike, të qetë, vendosin për qeverisjen e ardhshme 2025-2029. Më gëzon fakti që shoh nivel të lartë të kulturës, të respektit dhe përmbajtjes por edhe i qytetarisë të qytetarëve të Mitrovicës dhe jam optimist se kjo do të jetë një ditë e bukur”, u shpreh Tahiri, derisa shtoi se të gjitha raportimet që i kanë janë se gjithçka është duke shkuar mirë.
Tahiri po ashtu komentoi deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, karshi tij, të cilin e quajti “gomë rezervë” të PDK-së.
Tahiri: Është një ditë shumë e bukur
“Unë veç uroj që sot dita të shkojë e qetë, e bukur, në mënyrën qysh ka shku, edhe jam optimist që është një ditë shumë e bukur”, u shpreh ai.
Në këtë komunë të drejtë vote kanë 84,695 qytetarë.