​Numri i daljes së qytetarëve në Ferizaj deri në orën 18:00

Aktuale

​Numri i daljes së qytetarëve në Ferizaj deri në orën 18:00

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Në Ferizaj dalja e qytetarëve me të drejtë vote për zgjedhjet lokale deri në orën 18:00 është 40 mijë e 127 ose 32.25 për qind, raporton KosovaPress.

Deri më tash janë proceduar të dhënat nga 141 prej gjithsej 154 vendvotime ose 91.56 për qind

Të drejtë vote në Ferizaj kanë 124 mijë e 418 qytetarë sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së

Në këto rezultate nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe me postë.

Në garë për kryetar të ri janë Enver Haliti Lëvizja Vetëvendosje, Visar Ademi LDK, Xhemile Murati Shabani AAK dhe Agim Aliu PDK.

Vendvotimet mbyllen në orën 19:00, sikur në të gjitha komunat e tjera të Kosovës.

Sot Kosova po mban zgjedhjet e rregullta për kryetar të komunave dhe kuvende komunale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat