Ramiz Lladrovci: Nëse fitoj sonte, nesër jam në zyre të PDK-së – Jam shef i partisë në Drenas

Aktuale

Ramiz Lladrovci: Nëse fitoj sonte, nesër jam në zyre të PDK-së – Jam shef i partisë në Drenas

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 21:12
Ramiz Lladrovci

Ramiz LLadrovci, pas mbylljes së vendvotimeve dhe fillimit të numërimeve ka thënë se nëse ai fiton sonte në Drenas garën për të parin e kësaj komune, ka thënë se nesër do të jetë në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë edhe se është ‘’shef i PDK në Drenas’’.

‘’Kanë fol qytetarët e Drenasit.

Nëse fitoj sonte nesër jam në zyrat e Partisë Demokratike jam aty, jam shefi i Partisë Demokratike në Drenas’’, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat