Sadiku: Fitorja e Lladrovcit rezultat i arrogancës së liderit dhe strukturave të PDK-së

Aktuale

Sadiku: Fitorja e Lladrovcit rezultat i arrogancës së liderit dhe strukturave të PDK-së

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 00:37
Gazetari Naim Sadiku

Gazetari Naim Sadiku ka thënë se fitorja e Ramiz Lladrovcit  në Drenas, ku e mposhti Partinë Demokratike të Kosovës, është rezultat i arrogancës së liderit të kësaj partie dhe strukturave.

Sipas tij, këtë arrogancë nuk e kanë pranuar qytetarët e Drenasit.

“Është ndëshkuar arroganca e kryetarit liderit të partisë dhe eksponentëve tjerë të kësaj partie dhe qytetarët e Drenasit nuk e kanë përqafuar dhe e kanë ndëshkuar në mënyrën më të mirë. Ishte befasi pasi të gjithë kemi prit balotazh. Por, ky rezultat u shkaktua nga arroganca.

Gjithsesi edhe mënyra se si Lladrovci menaxhoi situatën pas atyre audio – incizimeve”, ka thënë ai në emisionin “InfoNata”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat