Ka përfunduar numërimi i votave për Asamblenë Komunale në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Fushë Kosovë, ndërsa gara për kryetar të komunës do të vazhdojë në balotazh, që do të mbahet ndërmjet dy kandidatëve me më shumë vota.
Në garën për kryetar komune, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, ka dalë i pari me 45.12% të votave apo 9,519 vota, ndërsa përballë tij në raundin e dytë do të jetë kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, i cili ka marrë 36.62% të votave ose 7,725 vota.
Në vijim paraqesim 10 kandidatët më të votuar për Asamble nga tri partitë më të mëdha: Vetëvendosje, LDK dhe PDK.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV)
Shpend Bardiqi – 6,719 vota
Festim Pllana – 535 vota
Durim Hajra – 527 vota
Daut Krasniqi – 453 vota
Kushtrim Mirena – 412 vota
Kosovar Ademi – 309 vota
Hajredin Mjeku – 287 vota
Vlonjat Hasani – 282 vota
Rrahim Sogojeva – 258 vota
Hasime Kostanica – 245 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Mirlinda Krasniqi – 5,755 vota
Afrim Dumani – 549 vota
Laureat Gojnovci – 495 vota
Jetmir Berisha – 306 vota
Burim Berisha – 289 vota
Ali Topalli – 289 vota
Etnik Berjani – 269 vota
Valon Sopjani – 250 vota
Erblin Grajçevci – 206 vota
Rineta Bërrbatovci – 195 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Rrahim Tërnava – 3,957 vota
Valon Murseli – 425 vota
Ermal Dumani – 297 vota
Aida Alimi – 290 vota
Dardane Sogojeva Shala – 241 vota
Migjen Kolshi – 240 vota
Dafina Krasniqi – 235 vota
Safete Çitaku – 190 vota
Avdyl Krasniqi – 173 vota
Mirsad Qyqalla – 168 vota.