QKUK: Pacienti që mbeti i plagosur në Pejë është gjendje stabile

Aktuale

QKUK: Pacienti që mbeti i plagosur në Pejë është gjendje stabile

Më: 18 tetor 2025 Në ora: 11:42
Foto ilustrim

Pacienti që u transferua Qendra Klinike Universitare të Kosovës, pasi mbeti i plagosur pas gjuajtjes me armë zjarri ditën e djeshme në Pejë, është në gjendje stabile.

Lajmin e ka bërë të ditur mjeku kujdestar Naser Syla, i cili poashtu njoftoi se i njëjti është dërguar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale për trajtim të mëtutjeshëm.

Derisa, pak më parë, spitali i Përgjithshëm i Pejës njoftoi se pacienti tjetër që mbeti i plagosur të premten në Pejë poashtu është jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari që plagosi dy persona në rrugën “Hasan Murati”, në afërsi të Qendrës së Paraburgimit në Pejë, është ndaluar për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat