Behgjet Pacolli jep dorëheqje nga pozita e presidentit të AKR-së

Aktuale

Behgjet Pacolli jep dorëheqje nga pozita e presidentit të AKR-së

Më: 23 tetor 2025 Në ora: 12:54
Behgjet Pacolli

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqjen javë më parë nga kreu i këtij subjekti politik.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Makolli, ish-sekretar i përgjithshëm i kësaj partie, i cili është caktuar ushtrues detyre i kësaj partie.

Makolli tha se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë të njoftuar me ndryshimin.

“Zoti Pacolli ka dhanë dorëheqje para afro një muaji dhe në bazë të Statutit të partisë, më ka caktuar ushtrues detyre i Presidentit të AKR-së. Në KQZ janë të njoftuar me këtë ndryshim”, tha Makolli.

Pacolli ishte kryetar i AKR-së që nga viti 2006, kur u formua ky subjekt politik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat