Maqedonci takohet me Komandantin e KFOR-it, flasin sigurinë

Aktuale

Maqedonci takohet me Komandantin e KFOR-it, flasin sigurinë

Më: 24 tetor 2025 Në ora: 13:39
Foto nga takimi

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

Maqedonci ka thënë se me Ulutas kanë diskutuar rreth situatës së sigurisë.

“Prita sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş.

Diskutuam rreth situatës së sigurisë në nivel nivel regjional dhe global. Gjithashtu shpreha dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë.”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat