Disa deputetë mbërrijnë në sallë, votimi në mënyrë elektronike

Aktuale

Disa deputetë mbërrijnë në sallë, votimi në mënyrë elektronike

Më: 26 tetor 2025 Në ora: 10:23
Kuvendi i Kosovës

Mbi dhjetë minuta pas orarit kur seanca e sotshme pritej të niste, tash në sallë kanë mbërritur disa prej deputetëve.

Në sallë shihen deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.

Në secilën ulëse të sallës tashmë janë shpërndarë disa fleta ku deputetët udhëzohen se si të votojnë përmes sistemit elektronik.

Kjo ka lënë të kuptohet që këtë herë votimi s’do të bëhet me ngritje të dorës, por në mënyrë elektronike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat