Shkëlzen Gashi ironizon keq me Fatmir Limajn: “Dojke ‘çlirimtari’ me u bo kryeparlamentar e mandej edhe u.d. i presidentit”

Aktuale

Shkëlzen Gashi ironizon keq me Fatmir Limajn: “Dojke ‘çlirimtari’ me u bo kryeparlamentar e mandej edhe u.d. i presidentit”

Nga: M.L. Më: 26 tetor 2025 Në ora: 17:30
Fatmir Limaj dhe Albin Kurti

Analisti politik Shkëlzen Gashi ka reaguar me ironi ndaj kreut të Nismës Socialdeomkrate Fatmir Limaj lidhur me kërkesën e tij për postin e kryeparlamentarit.

Ai ka thënë se Limaj ka “harruar” që i ka vetëm tre vota dhe është “simbol i korrupsionit” e madje edhe pjesë e listës së zezë të Amerikës.

“dojke 'çlirimtari' me u bo kryeparlamentar e mandej rrjedhimisht edhe u.d. i presidentit, e harrojke që i ka veç tri vota, osht simbol i korrupsionit dhe osht n'listë t'zezë t'amerikës”, shkruan Gashi në postimin e tij.

Ndryshe, sot Fatmir Limaj me bashkëpartiaket e tij në Kuvend kanë abstenuar në votimin e Qeverisë Kurti3 ku LVV-ja nuk arriti t’I siguronte votat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat