Juristi Kadri Kryeziu reagon pas arrestimit të prokurorit Beqë Shabani

Aktuale

Juristi Kadri Kryeziu reagon pas arrestimit të prokurorit Beqë Shabani

Nga: A.SH Më: 27 tetor 2025 Në ora: 10:59
Kadri Kryeziu

Pas arrestimit të prokurorit Beqë Shabani, Kadri Kryeziu reagoi në Facebook me tone të ashpra, duke i quajtur si “bastardë gjakpirës” dhe duke kërkuar që të ndëshkohen me ashpërsi: “Këta bastardë gjakpirës duhet t'i shkulim me rrënjë e t'ua japim dënimin maksimal.”

Kryeziu tha se pa çrrënjosjen e korrupsionit në drejtësi vendi nuk mund të ecë përpara.

Reagimi në Facebook:

Kur edhe prokurorët vjedhin kjo është shenjë që na duhet një grusht i fortë për të vendosur rend. Këta bastardë gjakpirës duhet t'i shkulim me rrënjë e t'ua japim dënimin maksimal. Kurrë nuk do të ecim dot përpara pa e çrrënjosur këtë të keqe që po frymon në zemër të drejtësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat