Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin austriak në Prishtinë

Aktuale

Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin austriak në Prishtinë

Më: 31 tetor 2025 Në ora: 20:34
Gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, gjeneralmajor Reinhart Trauner.

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur sot në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, kapelanin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Austrisë, gjeneralmajor Reinhart Trauner.

Gjatë takimit, gjeneral Ulutaş ka falënderuar Austrinë për kontributin e saj afatgjatë në kuadër të KFOR-it.

Gjithashtu, ai ka theksuar rëndësinë e mbështetjes morale dhe shpirtërore brenda mjediseve shumëkombëshe, si pjesë e misionit të KFOR-it për të ruajtur një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në Kosovë.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në krijimin e një ambienti të sigurt dhe të lirë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat