Maqedonci po merr pjesë në ‘TRT Forum 2025’, në Stamboll

Aktuale

Maqedonci po merr pjesë në ‘TRT Forum 2025’, në Stamboll

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 17:37
Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtje snë ‘TRT Forum 2025’, në Stamboll

Ejup Maqedonci, ministër në detyrë i Mbrojtjes, ka marrë pjesë në “TRT Forum 2025” në Stamboll, si folës në panelin “Beyond Techno-Feudalism: Democratising AI Innovation, Governance, and Access”.

Në një postim në rrjetet sociale Maqedonci theksoi se ky forum mbledh udhëheqës dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar çështje globale me rëndësi për të tashmen dhe të ardhmen.

“I ftuar si folës në panelin “Beyond Techno-Feudalism: Democratising AI Innovation, Governance, and Access”, mora pjesë në “TRT Forum 2025” në Stamboll, Republikën e Turqisë. Ky forum mbledh udhëheqës dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar çështje globale me rëndësi për të tashmen dhe të ardhmen”, ka shkruar Maqedonci.

Tutje, ai sqaroi se ‘TRT Forum 2025’ përbën një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat