Sot fillon zyrtarisht fushata elektorale për balotazh

Aktuale

Sot fillon zyrtarisht fushata elektorale për balotazh

Më: 3 nëntor 2025 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Sot ka nisur edhe zyrtarisht fushata elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve me 12 tetor, shumica e komunave të Kosovës mësuan kryetarin e ardhshëm të tyre, kurse në 18 komuna do të votohet në balotazh për të përcaktuar kryetarin e ri, transmeton KosovaPress.

Fushata elektorale përfundon të dielën në ora 06:59, teksa qendrat e votimit zyrtarisht pritet të hapen nga ora 07:00.

Kujtojmë se LVV është në balotazh në 12 komuna të Kosovës, LDK në 9 komuna, PDK në 6 komuna teksa AAK në 5 komuna.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat