LVV-ja në Fushë-Kosovë nis festën

Aktuale

LVV-ja në Fushë-Kosovë nis festën

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 19:23
LVV-ja në Fushë-Kosovë nis festën

Në orën 19:00 ka nisur mbyllja e vendvotimeve në 18 komunat ku sot qytetarët votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj.

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur të festojë në Komunën e Fushë-Kosovës.

Kandidati për kryetar nga ky subjekt politik, Valon Prebreza me simpatizantë kanë nisur të festojnë dhe të gjuajnë fishekzjarrë.

Gara në këtë komunë është zhvilluar mes Prebrezës dhe Besnik Osmani nga LDK-ja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat