Faton Peci shpall fitoren në Mitrovicë: “Me përulësi, faleminderit Mitrovicë”

Aktuale

Faton Peci shpall fitoren në Mitrovicë: “Me përulësi, faleminderit Mitrovicë”

Nga: M.L. Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Pas numërimit të mbi 97 për qind të votave, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka shpallur fitoren në garën për kryetar të Mitrovicës.

Sipas rezultateve të deritanishme, Peci ka siguruar 53,53 për qind të votave, që i korrespondojnë 17,542 votave, ndërsa kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Arian Tahiri, ka marrë 46,47 për qind, ose 15,228 vota, raporton “Bota Sot”.

Në një reagim në Facebook, Peci ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës për besimin që i kanë dhënë.

“Me përulësi faleminderit Mitrovicë”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat