Rama: Kjo është fitorja më e madhe që mund të ketë një kryeqytet

Aktuale

Rama: Kjo është fitorja më e madhe që mund të ketë një kryeqytet

Më: 9 nëntor 2025 Në ora: 21:40
Përparim Rama

Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama e ka shpallur fitoren në kryeqytet, duke e konfirmuar mandatin e ri katërvjeçar.

“Sonte është festa e qytetit tonë, e shpresës e unitetit dhe e demokracisë. Sonte festojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës, pa dallim bindjesh sepse ka fituar vullneti për zhvillim, për unitet dhe për qytetari”, tha Rama para simpatizantëve të partisë.

Ai tha se kjo është fitorja e pjekurisë së Prishtinës “se Prishtina zhvillohet vetëm kur e ndërtojmë bashkë, sepse Prishtina është e të gjithëve”.

Sot fitoj qytetari që kërkon bashkëpunim e jo bllokim. Fitoi kultura demokratike, mbi kultin e individit, fitoi dinjiteti, uniteti dhe civilizimi politik i këtij qyteti. Kjo është fitorja më e madhe që mund të ketë një kryeqytet”, tha Rama.

Ai e ka përshëndetur edhe kundërshtarin e tij, Hajrulla Çeku, duke i dhënë edhe një mesazh. “E ftoj të reflektoj me frymë qytetarie. Prishtina ka nevojë për bashkëpunim jo për bllokim”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat