Nezir Kraki reagon pas debatit të nxehtë me Parim Ollurin

Aktuale

Nezir Kraki reagon pas debatit të nxehtë me Parim Ollurin

Nga: A.SH Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 23:16
Faton Peci dhe Nezir Kraki

Një debat i tensionuar në një emision televiziv gati sa nuk ka përfunduar në përleshje fizike mes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, dhe analistit Parim Olluri.

Debati i cili u shnëdrrua në përplasje verbale mes dyve ka kaluar kufijtë e debatit politik, duke krijuar një atmosferë të nxehtë që kërkoi ndërhyrjen e stafit për të shmangur incidentin.

Pas emisionit, deputeti Kraki ka reaguar në rrjetet sociale, duke publikuar një fotografi me ministrin në detyrë Faton Peci dhe duke shprehur hapur qëndrimin e tij:

“Për Mitrovicën, për Kosovën, kundër bandave dhe komitave me zagarë.

Qyp atje!”, ka shkruar ai në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat