IKSHPK ndriçohet me ngjyrë të kaltër në prag të Ditës Botërore të Diabetit

Aktuale

IKSHPK ndriçohet me ngjyrë të kaltër në prag të Ditës Botërore të Diabetit

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 21:40
IKSHPK ndriçohet me ngjyrë të kaltër në prag të Ditës Botërore të Diabetit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) është ndriçuar sonte me ngjyrë të kaltër, në shenjë solidariteti dhe ndërgjegjësimi për Ditën Botërore të Diabetit, që shënohet më 14 nëntor.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është ndriçuar sonte me ngjyrë të kaltër në pritje të shënimit të Ditës Botërore të Diabetit (14 Nëntor).

Ngjyra e kaltër është simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për diabetin, duke përfaqësuar bashkimin global për përballimin e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në mbarë botën.

Ky simbol u miratua nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)në vitin 2007, si shenjë e unitetit dhe shpresës për një botë më të shëndetshme.”, thuhet në njoftimin e institutit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat