Pas ngritjes së aktakuzës, Rozeta Hajdari thërret konferencë për media

Aktuale

Pas ngritjes së aktakuzës, Rozeta Hajdari thërret konferencë për media

Më: 14 nëntor 2025 Në ora: 13:40
Rozeta Hajdari

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thirrur konferencë për media.

Konferenca do të mbahet në ora 15:00 tek objekti i ministrisë.

Kjo konferencë thirret disa ditë pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kundër ministres në detyrë si dhe ndaj zyrtarëve të kësaj ministri, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara e përfshirë këtu edhe biznesmenin Ridvan Muharremi.

Aktakuza është ngritur në kuadër të hetimeve që janë bërë për rastin e njohur “Rezervat Shtetërore”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat