Ja kush mori më shumë vota me postë për balotazhin në Prishtinë

Aktuale

Ja kush mori më shumë vota me postë për balotazhin në Prishtinë

Më: 15 nëntor 2025 Në ora: 20:20
Hajrulla Çeku (VV) dhe Përparim Rama (LDK).

Ka përfunduar numërimi i votave nga disapora për Prishtinë.

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka marrë 70.16 për qind ose 395 vota.

Kryetari aktual dhe fituesi i balotazhit nga LDK-ja, Përparim Rama ka siguruar 29 për qind ose 168 vota.

Image
Rezultati i KQZ-se

Çeku te votat me kusht ka marrë 60.29 për qind ose 82 vota, ndërsa Përparim Rama 39.71 për qind ose 54.

Sipas rezultateve të përmbledhura, Rama ka gjithsej 47 mijë e 278 vota apo 51.42 për qind, ndërsa Çeku 44 mijë e 665 vota ose 48.58 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat