Të miturit që u therën me thikë në Podujevë janë në gjendje stabile

Aktuale

Të miturit që u therën me thikë në Podujevë janë në gjendje stabile

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Dy të miturit të cilët u therën me thikë pasditen e djeshme në Podujevë nga një bashkëmoshatarë i tyre, janë në gjendje stabile.

Sipas burimeve pas trajtimit dhe ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente, të lënduarit, njëri 15 vjeç e tjetri 16, janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës njoftoi përmes raportit se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar thikën e cila ishte përdorë në rast.

Derisa shtoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat