Pas dështimit të përpjekjeve për formimin e Qeverisë Konjufca, ka reaguar deputeti i LDK-së, Arben Gashi.
Përmes një shkrimi të shkurtër në Facebook, ai ka thënë se tashmë zgjidhja i takon qytetarëve nëpërmjet zgjedhjeve.
“Qeveria dështoi të formohet. Tani fjala i takon popullit. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Gashi.
Reagimi i tij vjen në një moment të tensionuar politik, pasi institucionet nuk arritën të sigurojnë shumicën për krijimin e ekzekutivit të ri, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja nacionale.