Murati: Rrezikohet humbja e mbi 200 milionë euro nga vonesat

Aktuale

Murati: Rrezikohet humbja e mbi 200 milionë euro nga vonesat

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 19:39
Foto arkiv/ Hekruan Murati, ministër në detyrë i Financave,

Hekruan Murati, ministër në detyrë i Financave, ka reaguar pas seancës së parë të Kuvendit, ku rendi i ditës përfshinte Planin e Rritjes së BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore mbi 120 milionë euro, duke arritur mbi 1 miliard euro gjithsej.

Murati ka theksuar në postimin e tij në Facebook se këto marrëveshje ishin projektligje të sponsorizuara nga Presidentja dhe nuk kishte arsye legjitime që të mos votoheshin.

Ai është shprehur se, për shkak të mungesës së opozitës në seancë, rrezikohet humbja e mbi 200 milionë eurove për shkak të vonesave.

Postim i plotë:

Në seancën e parë të thirrur sot, në rend dite kishim Planin e Rritjes së BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe 3 marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro. Pra mbi 1 miliardë euro gjithsej.

Këto marrëveshje ishin projektligje të sponzorizuara nga Presidentja.

Nuk kishte asnjë arsye legjitime që të mos votoheshin. Pra nëse për buxhet ishte arsyetimi që nuk duhet votuar buxhetin e sponzorizuar nga një qeveri në detyrë, tek marrëveshjet ndërkombëtare nuk qëndron fare ky arsyetim.

Megjithatë, opozita fare nuk morri mundin të vinte në seancë, dhe kësisoj tash rrezikohet humbja e mbi 200 milionë eurove për shkak të vonesave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat