Shkarkohet nga detyra u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Aktuale

Shkarkohet nga detyra u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi

Më: 20 nëntor 2025 Në ora: 11:16
Besim Kelmendi

Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Me propozim të zv.kryesueses Jehona Grantolli, Këshilli Prokurorial i Kosovës, në mbledhjen e 278-të me radhë, me 5 vota, ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi,

Ky shkarkim erdhi pas intervistimit të tij nga Prokuroria Speciale lidhur me masakrën e Reçakut.

Në vend të tij është emëruar Agron Calaj, i cili është zv.kryeprokuror.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat