“Bllokohet Prishtina me autobusë”, qytetarët mbesin pa transport publik

Aktuale

“Bllokohet Prishtina me autobusë”, qytetarët mbesin pa transport publik

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 10:37

Linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve private edhe sot kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.

Në shenjë proteste punëtorët e trafikut urban dhe sektorit publiko-privat kanë bllokuar rrugët e kryeqytetit me autobusë, të cilët i kanë vendosur në rrugën “Agim Ramadani” dhe Luan Haradinaj.

Ata kanë bllokuar rrugën te objekti i komunës se Prishtinës dhe mbrapa teatrit.

Punetorët po kërkojnë borxhin që ua ka komuna për të paguar derivatet dhe punëtorët për të rifilluar punën.

Tash e dy ditë, është ndalur qarkullimi i transportit publik ne kryeqytet.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka akuzuar Ministrinë e Financave se e kanë bllokuar të hyrat vetanake, derisa ministri në detyrë, Hekuran Murati ka mohuar një gjë të tillë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat