Investim për sigurinë: Maqedonci prezanton zonën industriale të mbrojtjes në Gjakovë

Aktuale

Investim për sigurinë: Maqedonci prezanton zonën industriale të mbrojtjes në Gjakovë

Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 13:19
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se vendimi që do t’i hap rrugën ndërtimit të Fabrikës së municioneve në Gjakovë, është investim për sigurinë e vendit.

“Sot morëm një vendim të rëndësishëm për industrinë e mbrojtjes, vendim që ka të bëjë me shpronësimin e pronave në Gjakovë që do të bëhen pastaj pronë e Ministrisë së Mbrojtjes si pjesë e zonës industriale të mbrojtjes.

Kjo zonë industriale e mbrojtjes do të mbështes Fabrikën e Municioneve që do të vendoset atje e do të udhëhiqet nga një kompani publike, por do të akomodojë edhe shumë prodhues dhe partnerë që mendojnë të investojnë në aspektin e mbrojtjes në vendin tonë", ka shtuar ai.

Ai ka thënë se kjo fabrikë do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit në shumë dimensione.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat