Faqja nacionaliste “Bunker”, në llogarinë e saj në rrjetin social Telegram, ka publikuar dy video të shkurtra që sipas përshkrimit pretendohet se janë regjistruar në Mitrovicë. Në pamje shihet një flamur shqiptar duke marrë flakë, ndërsa personat që e djegin nuk identifikohen.
Ngjarja vjen pikërisht më 28 Nëntor, ditë kur shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe në mbarë diasporën shënojnë Ditën e Flamurit Kombëtar dhe Shpalljen e Pavarësisë nga Ismail Qemali në vitin 1912 në Vlorë.
Kjo datë përkon gjithashtu me disa momente të tjera historike të rëndësishme për shqiptarët:
Daljen e parë publike të UÇK-së në vitin 1997,
Datëlindjen e komandantit Adem Jashari, një prej figurave kryesore të rezistencës në Kosovë,
Si dhe ngritjen e flamurit nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu më 28 nëntor 1443 në Krujë, ngjarje që shënoi fillimin e një periudhe vendimtare në historinë shqiptare.