Osmani viziton Dragashin: Sharri ka traditë e bukuri të jashtëzakonshme

Aktuale

Osmani viziton Dragashin: Sharri ka traditë e bukuri të jashtëzakonshme

Më: 29 nëntor 2025 Në ora: 20:34
Presidentja Vjosa Osmani takohet me të parin e Dragashit, Bexhet Xheladini

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Dragash, ku është takuar me të parin e kësaj komune Bexhet Xheladini.

“Duke u kthyer nga Shqipëria, u ndalëm në komunën piktoreske të Dragashit. Sharri ka traditë, përkushtim dhe bukuri të jashtëzakonshme që kthehen në zhvillim ekonomik.

Me kryetarin Bexhet Xheladini diskutuam për projektet që po e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe potencialin e madh që ka kjo komunë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo tutje e ka falënderuar Xheladinin për mikpritjen, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale dhe të kuvendit komunal, të cilët përfaqësojnë të gjitha komunitetet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat