Avdullah Hoti: Rugova, simbol i urtësisë, vizionit dhe lirisë së Kosovës

Aktuale

Avdullah Hoti: Rugova, simbol i urtësisë, vizionit dhe lirisë së Kosovës

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 10:11
Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kujtuar ditëlindjen e 81-të të ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Në një postim në Facebook, Hoti vlerësoi  figurën e Rugovës si simbol të qeverisjes me urtësi dhe vizion në kohë sfidash, duke tpërmenduar edhe rolin e tij historik në ndërtimin e Kosovës së pavarur.

“Sot është ditëlindja e Presidentit Historik, atit themeltar të shtetit të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës.

Njeriu që me urtësi, vizion dhe kulturë politike i dha Kosovës drejtimin që na çoi drejt lirisë dhe pavarësisë.

Presidenti Rugova ishte simbol i urtësisë në kohë të vështira, zëri i arsyes kur vendi kërkonte maturi, dhe frymëzim për një popull që besonte në liri, pavarësi dhe demokraci.

Bekuar qofsh, President!”, shkroi Hoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat