Sallahu i drejtohet BE-së dhe ambasadave perëndimore për zhvillimet në KPK

Aktuale

Sallahu i drejtohet BE-së dhe ambasadave perëndimore për zhvillimet në KPK

Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 18:20
Blerim Sallahu

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se të martën i ka dërguar një shkresë Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht ato që lidhen me sistemin prokurorial.

Në një postim në Facebook, Sallahu ka bërë të ditur se letra u ka dërguar edhe ambasadave të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, të cilat ai i cilësoi si vendet mike dhe partnere kyçe në procesin e reformimit të drejtësisë në Kosovë.

“Si Ministri e Drejtësisë, jemi thellësisht të shqetësuar me zhvillimet e fundit në Këshillin Prokurorial si organ kushtetues,” ka shkruar ai, duke theksuar se institucionet duhet të sigurojnë zbatimin e duhur të ligjit, vijimin e reformave tashmë të nisura dhe funksionimin e pavarur të sistemit të drejtësisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat