Seanca në Mitrovicën e Veriut, asambleisti serb vendos flamurin e Serbisë para vetës

Aktuale

Seanca në Mitrovicën e Veriut, asambleisti serb vendos flamurin e Serbisë para vetës

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 11:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka nisur seanca konstitutive e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, ku pritet të betohet kryetari i ri Milan Radojeviq.

Ekipi i KP raporton se një prej asamblistëve serb, Marko Jakshiq ka vendosur para vetës flamurin e Serbisë,

Afër komunës së Mitrovicës së Veriut janë parë forca të Policisë së Kosovës dhe monitorues të KFOR-it.

Në sallën e kuvendit komunal është vendosur fotografia e presidentës, Vjosa Osmani dhe flamuri i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat