Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq dhe Badovc

Aktuale

Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq dhe Badovc

Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 22:59
Foto arkiv/ Forca e Sigurisë së Kosovës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas planit të stërvitjeve, më 12 dhe 13 dhjetor 2025 do të realizojë stërvitje ushtarake në fshatin Koliq dhe zonën e Badovcit.

Në njoftimin e komunës theksohet se gjatë stërvitjeve qytetarët duhet të kenë parasysh se nuk ka arsye për shqetësim sepse ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor.

"Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në terren. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim", theksohet në njoftim.

Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat