“Fushatë e vazhdueshme zgjedhore, nuk e njohin dhimbjen me...” Nela “godet” analistët nga Shqipëria për analizat në Kosovë

Aktuale

“Fushatë e vazhdueshme zgjedhore, nuk e njohin dhimbjen me...” Nela “godet” analistët nga Shqipëria për analizat në Kosovë

Nga: N.E Më: 6 dhjetor 2025 Në ora: 09:28
Analisti nga Shqipëria, Milaim Nela

Analisti nga Shqipëria, Milaim Nela, thotë se Kosova ka një vit që është thuajse në fushatë të vazhdueshme zgjedhore.

Sipas tij, analistë të studiove të darkës janë bërë thuajse si ato të Shqipërisë, partizanë ekstremë, agresivë e ka kohë që flasin e bërtasin njëkohësisht duke ta bërë të pamundur ndjekjen e debatit!

“Ka 1 vit që Kosova është thuajse në fushatë të vazhdueshme zgjedhore!.

Analistë e studiove të darkës janë bërë thuajse si ato të Shqipërisë, partizanë ekstremë, agresivë e ka kohë që flasin e bërtasin njëkohësisht duke ta bërë të pamundur ndjekjen e debatit!

Përveç emisioneve të Arbër Vllahiut që i drejton me shumë seriozitet shumicën e tyre e ke të pamundur ti ndjekësh. Ajo që më bëri përshtypje mbrëmë në një emision të RTK-së, ishte prania e analistëve nga Shqipëria.

Përveç Prof. Enver Bytyçit që është nga njohësit e shkëlqyer të Kosovës ndoshta e ndoshta nga analistët më të mirë edhe në Ballkan e prania e tij është mëse e mirëpritur më bëri përshtypje prania e Fatos Lubonjës por sidomos e një mercenari të studiove të Tiranës si Lorenc Vangjeli!

Këta dy të fundit flasin një letrarishte të "pastër" e në Kosovë akoma ka dobësi për gjuhën Kostallariane por nuk kanë ndonjë dashuri për Kosovën e nuk e njohin dhe vlerësojnë dhimbjen e saj me Serbinë!”, shkruan Nela.

Në fund, ai tregon pse u zbulua ftesa e analistëve nga Shqipëria.

“A thua nuk po ju mjaftojnë analistët vendas që 99 % janë kundër qeverisë e paskan dalë të marrin borxh nga Tirana që punët e saj i ka për Ibret?!

Në fillim nuk e kuptova pse kjo ftesë por aty nga fundi e kuptova!

Lubonja si internacionalist jo vetëm që nuk e sheh Serbinë dhe ndikimin e saj si shqetësim por ishte kundër votës së mërgatës sepse ajo sipas tij nuk i njeh problemet e brendshme të Kosovës e voton qeverinë!

Lorencua nga ana tjetër po predikon (në fakt duket se dëshiron) që votuesi i Dardanisë të qëndrojë në shtëpi e të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 28 Dhjetorit!

Kujt i intereson kjo?”, përfundon analisti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat