Djali i Halil Gecit kandidon nga GUXO–VV

Aktuale

Djali i Halil Gecit kandidon nga GUXO–VV

Nga: A.SH Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 13:49
Fatos Geci

Fatos Geci, djali i veprimtarit të njohur Halil Geci, do të jetë kandidat për deputet nga radhët e GUXO – VETËVENDOSJE!. Lajmin e ka konfirmuar vetë Halil Geci, i cili u ka dalë në mbrojtje akuzave dhe thashethemeve në lidhje me të birin.

Ai tha se Fatosi “nuk është vetëm bir i babait të tij, por edhe bir i këtij vendi” dhe se nuk ka asgjë të përbashkët me ata që fyejnë apo hedhin insinuata politike. Geci shtoi se as ai dhe as të afërmit e tij nuk i takojnë rrymave të prapaskenës, duke theksuar se koha po i tregon qartë kush po i qëndron besnik amanetit të vendit dhe kush po përpiqet ta dëmtojë atë.

Postimi i plotë:

Fatosi nuk është vetëm bir i babait të tij, por edhe bir i këtij vendi. Ai nuk ka asgjë të përbashkët me ata që shajnë, hedhin baltë dhe përhapin fyerje kundër tij dhe të tjerve që nuk mendojn si ata poletikisht .

Aq më pak me insinuatat e pavend, kur disa të afërm të vet pretendojnë se paska qenë “i dërguar” nga të afermit për ta vëzhguar. Këto janë thashetheme që nuk i bëjnë nder askujt.

Për fat të mirë, as unë, dhe as 10

djemtë dhe nipat e mi nuk i përkasim atyre rrymave të prapaskenës.

Mirë që erdhi kjo kohë dhe u pamë të gjithë më qartë, sepse sot populli është bërë shumë më i ndërgjegjshëm. Ai po ua lexon letrat në xhep të gjithëve: kush po i qëndron besnik amanetit të Rankoviçit dhe kush po e lufton atë trashëgimi të dëmshme që ua lanë ish-opozitarët e PDK-së dhe LDK-së dhe mbështetësit e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat