​Osmani pret në takim homologun hungarez

Aktuale

​Osmani pret në takim homologun hungarez

Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 16:18
Tamás Sulyok

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti të hënën në takim presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok.

Mediat u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë pritjes dhe në fillim të takimit. Ndërkaq nuk është paraparë as konferencë për media pas përfundimit të takimit.

Ky është takimi i dytë mes Osmanit dhe Sulyok.

E para e vendit gjatë muajit qershor të këtij viti është pritur në takim zyrtar nga presidenti hungarez në Budapest.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat