Hoxha kundër rikthimit të politikanëve të vjetër: Demokracia kërkon qarkullim, jo rikthime

Aktuale

Hoxha kundër rikthimit të politikanëve të vjetër: Demokracia kërkon qarkullim, jo rikthime

Nga: A.M Më: 8 dhjetor 2025 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Hafir Hoxha ka reaguar me një thirrje publike drejtuar qytetarëve, duke kërkuar që në zgjedhjet e ardhshme të mos votojnë politikanët që, sipas tij, “kanë konsumuar besimin publik” dhe “kanë dështuar t’i japin vendit rezultatet e premtuara”.

Hoxha në postimin e tij në Facebook, kiritikoi deputetët me më shumë se dy mandate, duke theksuar se rikthimi i figurave të vjetra në pushtet i mban institucionet të bllokuara dhe pengon zhvillimin demokratik, përcjell “Bota sot”.

Sipas tij, qarkullimi politik është i domosdoshëm për të shmangur kthimin e interesave të vjetra, për të ulur tensionet politike dhe për t’i hapur rrugë energjive të reja me vizion modern për ekonominë, arsimin dhe drejtësinë.

Shkrimi i plotë

Thirrje publike, mos të votohen politikanët e hargjuar, të lodhët dhe të shpenzuar

Pse nuk duhet t’i votojmë sërish ish-kryeministrat – dhe deputetët mbi dy mandate dhe pse duhet t’i japim shansin dikujt tjetër

Në çdo demokraci të shëndetshme, qytetari ka të drejtë të mendojë me logjikë, jo me zakon. Nëse një politikan ka qenë disa herë në krye të qeverisë , deputet në kuvend dhe vendi ende përballet me të njëjtat probleme, atëherë lind pyetja e thjeshtë: pse t’i kthejmë përsëri aty ku kan dështuar?

1. Kanë pasur mundësi të mjaftueshme – rezultatet janë të njohura

I kemi parë në veprim. Prej ekonomisë, korrupsionit, arsimit e deri te drejtësia, shumë prej tyre lanë më shumë zhgënjim sesa përparim. Demokracia kërkon llogaridhënie, jo rikthime automatike.

2. Të njëjtët njerëz japin të njëjtat politika

Elitat e vjetra prodhojnë ide të vjetra. Qeverisja nuk mund të ecë përpara me mentalitet të bllokuar në kalkulime partiake e interesa personale. Vendi nuk mund të ngecë në rreth vicioz.

3. Rreziku i interesave të vjetra që rikthehen me ta

Secili ish-kryeministër ka grupet e veta të interesit që e shtyjnë për t’u kthyer. Bashkë me ta kthehen edhe deputetët, privilegjet, hijet e së kaluarës dhe influenca që pengojnë zhvillimin e pastër institucional.

4. Ndryshimi është mënyra më e shëndetshme e demokracisë

Nëse një kryeministër nuk ka sjellë rezultate, vota është sanksioni më demokratik. Të mos votosh të dështuarit nuk është inat – është përgjegjësi qytetare.

5. Kanë krijuar më shumë konflikt sesa zgjidhje

Vendit i duhet lidership që bashkon, jo figura që bartin me vete polarizime të vjetra dhe logjikë lufte politike. Shoqëria nuk rritet me tension të përhershëm.

Pse duhet t’i japim shansin dikujt tjetër?

1. Energi e re – pa borxhe dhe pa lidhje të vjetra

Një fytyrë e re në kryeministri dhe një deputet i ri vjen pa barrën e interesave të vjetra. Kjo e bën më të lirë, më të sinqertë dhe më të vendosur për të bërë reforma të vërteta.

2. Vizion i freskët për ekonominë, arsimin dhe drejtësinë

Koha kërkon ide të reja, qasje moderne dhe mendësi strategjike. Vendi nuk mund të drejtohet me receta të konsumuar.

3. Mundësi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

Qarkullimi i elitave politike është oksigen për demokracinë. Kur ndryshon udhëheqja, ndryshon edhe qasja ndaj korrupsionit, meritokracisë dhe shtetit ligjor.

4. Motivim i madh për të dëshmuar veten

Një udhëheqës i ri lufton për besimin e qytetarëve. Kjo e shtyn të punojë më shumë, më drejt dhe më përgjegjëshëm.

5. E ardhmja kërkon mendësi të re, jo kthim në të kaluarën

Vendet e zhvilluara ecin përpara me guxim dhe vizion. Edhe ne duhet të zgjedhim drejtimin e së ardhmes, jo nostalgjinë për figurat që e kanë provuar veten – dhe rezultatet i dimë që jan aktual në politikë mbi 20 vjet ata jan te shpenzuar, asgjë të re dhe pozitive nuk ka në interes te shtetit dhe vendit! per kundrazi vetëm që jan më të rrezikshëm më të dëmshëm dhe më të rryer, më të organizuar në koalicione politike për të vjedhur  dhe demtuar shtetin!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat