Punëtorët e KEK-ut protestojnë para zyrave të korporatës, kërkojnë rritje pagash

Aktuale

Punëtorët e KEK-ut protestojnë para zyrave të korporatës, kërkojnë rritje pagash

Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Punëtorët e KEK-ut do të protesojnë sot nga ora 11:00 para zyrave të korporatës.

Sipas njoftimit, kërkohet rritje e pagave për punëtorët e KEK-ut, nivelizimin e pagave të sigurimit fizik si dhe zbatimin e pagës së 13-të.

“Pse po protestojmë?

Sepse punëtorët e KEK-ut përballen çdo ditë me kushte të vështira dhe rrezik profesional, përballen me rritje të kostos së jetesës nga inflacioni, nuk kanë përfituar rritje pagash si institucionet tjera publike dhe po e mbajnë mbi supe sistemin energjetik të vendit”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat