Kurti flet për veprimet në veri: Janë larguar kriminelët e mëdhenj dhe…

Aktuale

Kurti flet për veprimet në veri: Janë larguar kriminelët e mëdhenj dhe…

Nga: Bota sot Më: 12 dhjetor 2025 Në ora: 16:30
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se veprimet në veri kanë qenë parimore, ligjore dhe të domosdoshme për integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë publike.

Duke shpërndarë një pjesë të intervistës së tij në median vendore, Kurti ka shtuar në rrjetin social Facebook, se pavarësisht kritikave, ajo që Kosova ka fituar si shtet është shumë më e madhe dhe më e vlefshme sesa çdo gjë tjetër.

“Veprimet në veri kanë qenë parimore, ligjore dhe të domosdoshme për integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë publike.

Edhe pse nuk e kemi nisur duke menduar “a ia vlen barra qiranë”, sot mund të them se ia ka vlejtur shumë: janë mbyllur 29 nga 37 rrugët ilegale, janë eliminuar strukturat paralele të Serbisë, janë larguar kriminelët e mëdhenj dhe shteti ka vendosur rend dhe ligj në 16% të territorit.

Pavarësisht kritikave, ajo që Kosova ka fituar si shtet është shumë më e madhe dhe më e vlefshme sesa çdo gjë tjetër”, ka thënë Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat